Hollësi nga Rahoveci: Pasi e vrau vëllanë dhe ia dogji trupin, ia mori frangat dhe eurot

10 prill 2020 | 10:05

Policia e Kosovës sot ka dhënë hollësi të tjera lidhur me rastin e rëndë që ndodhi dje në Rahovec, në të cilin dyshohet se një person u vra e më pas u dogj nga vëllai i tij për motive tashmë ende të paqarta mirë. Policia në raportin 24-orësh ka thënë se i dyshuari është arrestuar më datë 9 prill, teksa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shkurt.

Sipas policisë, i dyshuari ka marrë nga vëllai një sasi të konsiderueshme të parave, pastaj e ka vrarë dhe djegur trupin e tij. Po ashtu, policia në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur para të gatshme 8 mijë euro dhe 35 mijë franga.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit finlandezë të Universitetit Aalto pas vrojtimeve të shumta mbi…