![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/20221121_091917-scaled-1-e1669020799595-780x439-1-600x360-2.jpg)
Hollësi të reja nga vdekja e kadetit të policisë në trafik
Në aksidentin në Jashanicë të Klinës, ku vdiq një kadet i Policisë së Kosovës, dyshohet se është përfshirë edhe një automjet, por që vozitësi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Automjeti nuk është arritur të identifikohet akoma nga policia, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Jazhinc, Klinë 21.11.2022 – 06:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Kadeti i policisë ishte duke shkuar për punë në kohën kur ndodhi aksidenti që ia mori jetën.