Hollywood në Shqipëri Regjisori i filmit “Në kuadër të dashurisë”: Luizi dhe Olta krijojnë një çift që…
Regjisori Koloreto Cukali i filmit “Në kuadër të dashurisë”, me personazhet kryesor Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, i ftuar në emisionin “Wake Up” ka ndarë më shumë detaje rreth këtij filmi.
Xhirimet do zhvillohen në Korçë dhe sipas regjisorit, është zgjedhur ku qytet sepse ka një bukuri të madhe estetike. Sipas tij Tirana është një qytet stresues dhe mund t’i çojë çiftet drejt ndarjes, ndërsa Korça i bën çiftet që të ribashkohen dhe është zgjedhur si një fole dashurie për këtë film.
Përsa i përket kastit që do marrin pjesë në këtë film ai shprehet: Po punoj me një kast për kast ëndrrash, nga një grup aktorësh më të mirë që ka Shqipëria, kemi Ndriçim Xhepën, Zamira Kitën, Olta Gixharin, Olta Dakun dhe bashkë me këta kemi disa personazhe shumë të dashur për publikun, Luiz Ejlli, Sara Hoxha dhe kompleksi i aktorëve unë besoj që është më i miri që mund të ëndërrojë një regjisor.
Regjisori Koloreto Cukali tregon se ky serial komedi do jetë gati për publikun në vjeshtë. Ndërsa përsa i përket dy personazheve kryesorë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, ai tregon se janë shumë të mirë të dy edhe si personazhe edhe si aktorë.
“Kanë shumë kimi mes tyre. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që loja ka mbaruar aty dhe tani janë një çift shumë i lumtur. Gjithë stafi ka një kimi dhe janë një çift që kanë shumë kimi, një kombinim perfekt aktorësh”, shprehet Cukali.
I pyetur për stilin e komedisë, regjisori shprehet se do jetë një Hollywood i prodhuar në Shqipëri.
“Modern nga të gjitha pikëpamjet, që nga mënyra se si po xhirohet, që nga mënyra se si është punuar me skenografinë. Kemi punuar me skenografinë, ne kemi marrë shtëpi nga e para dhe i kemi ribërë nga e para. Është një punë shumë serioze”, përfundon regjisori.
“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.
Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.