HOMAZH PËR ARTISTIN E MERITUAR, PROKOP MIMA

14 shtator 2020 | 18:24

Tefta Cami, ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës

Përkulem me nderim e respekt para jetës dhe kontributit të madh të artistit të paharruar të Teatrit Kombëtar e të kinematografisë shqiptare, “Artist i Merituar”, Prokop Mima!

I kam ndjekur interpretimet e tij në teatër dhe në kinematografi si spektatore. Ai shquhej për diksionin e tij kumbues, për shqiptimin e pastër të gjuhës shqipe dhe si aktor brilant karakteresh.

Prokop Mima ishte dhe mbeti si aktori i vetëm i padubluar. Nëse dublohej ndonjë herë, spektatorët shkonin, për të ndjekur çfaqjen, kur interpretonte Prokop Mima. Pata fatin, që ta pres e bisedoj me të, kur isha ministre. Ishin vitet ’70-‘80, kur RPSSH. duke shfrytëzua politikën liberale të RSFJ për marrëdhëniet me vendet e tjera, u hartua një projekt i madh kombëtarë dhe u organizuan e krijuam marrëdhënie bashkëpunimi në fushat e arsimit, kulturës e arteve, të shkencave, sidomos të atyre albanalogjike dhe të sporteve me Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në ish-RSFJ. Këto marrëdhënie kishin marrë përmasa të mëdha për kohën me dy sisteme politiko-shoqërore të kundërta. Kishte filluar të shkrihej akulli i ndarjes midis shqiptarëve prej mëse 20 vitesh dhe po hapej rruga e një integrimi mbarëshqiptarë në këto fusha, që ndikoi në ringritjen e ndërgjegjes kombëtare, që shqiptarët përtej Drinit të identifikoheshin si komb shqiptarë e jo si “komb jugosllav”, që ishte një shpikje

e Beogradit të atyre viteve, që të gjithë shtetasit, pavarësisht që nuk ishin sllav, t’i identifikonte si jugosllavë.

Kam qenë me fat, që gjatë viteve si ministre, të drejtoja projektin e madh kombëtarë në MAK dhe institucionet vartëse, për afrimin e shqiptarëve me Atdheun amë. Pedagogët e UT dhe të Instituteve të Larta plotësonin 80 % të programit për dhënie leksionesh, kualifike e specializime në UP e në Institutet e Larta të Kosovës dhe në Shkup. Të gjitha ciklet e shkollave në Kosovë mësonin me tekstet e shkollave të Shqipërisë, që i merrnin çdo vit dhe, pasi u hiqnin politizimet, i botonin dhe i përdornin për shkollat e tyre.

Në vitin 1980 vizitova Kosovën si ministre e Arsimit dhe Kulturës e ftuar nga ish-sekretari për Arsimin, Kulturën e Shkencën të KSA prof. Ymer Jaka, pas vizitës, që bëri ai në Shqipëri i ftuar nga unë. Ruaj kujtime të paharruara. Ishte dhe mbeti nga vizitat më të bukura të jetës time, që kisha bërë deri atëhere jashtë Shqipërisë. Pritjet e takimet ishin me shumë emocione. të ngrohta e vëllazërore dhe të sinqerta, ishin për zgjerimin e intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përbashkët, që kishin të bënin me zhvillimin e arsimit e të kulturës shqiptare, të një gjuhë e njohur si më e lashtë dhe gjuhë mëmësore në grupin e gjuhëve indoeuropiane, të një tradite, që kishim e kemi një prejardhje iliro pellazgjike, të popullit më të vjetër në Ballkan e Europë dhe kishim

një zhvillim etnokulturorë, si dhe një traditë historiko-shoqërore, që na e ndërprenë në fillim të shekullit të XX-të vendimet antishqiptare të kancelarive të Fuqive të Mëdha, duke i ndarë e coptuar trojet shqiptare dhe duke nërprerë edhe zhvillimin e përbashkët të kombit shqiptarë.

Takimi e bisedimi, që pata me Prokop Mimën, më ka lënë mbresa të pashlyera e më ka mbetur i paharruar dhe, mbi të gjitha, ishte mësidhënës sepse nxorra një mësim me vlerë për punën time:

-Të bëja kujdes me njerëzit e të rinjtë dhe veçanërisht me intelektualët e artistët, sepse kisha të bëja me ndjenjat e emocionet e tyre, me evitimin e streseve të panevojshme, për t’ju siguruar akumulimin e shprehjen e energjive positive në jetë e veprimtarinë e tyre krijuese!

Të nesërmen do të nisej trupa e Teatrit Kombëtar për në Kosovë, për të dhënë çfaqje me dramën “Cuca e Maleve” të autorit Loni Papa dhe me regjizurë të Artistit të Popullit Pirro Manit. Dërgimi i trupës së Teatrit Kombëtarë me këtë drame në Kosovë do të mirëpritej, sepse trajtonte pasojat e plagëve të Kanuni të Maleve që, ndonëse ishte zbehur veprimi i tij, vazhdonte të kishte recidiva në popullsinë e malësisë këtej e përtej Drinit të kombit shqiptarë. Në këtë dramë pasqyrohej lufta për arsimim, si një nga drejtimet kryesore të emancipimit të grave e vajzave dhe të gjithë shoqërisë shqiptare ndaj prapambetjes

shekullor e forcave regresive, që vepronin edhe në vitet e para të çlirimit të vendit. Parashikonim, që idetë e mesazhet e dramës do të kishin një ndikim të madh tek popullsia shqiptare në Kosovë.

Kjo dramë qe shkruar nga autori mbi bazën e një materiali jetësor, që kish ndodhur me të vërtetë në zonat e Veriut të Shqipërisë. Kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. Një vajzë malësore vritet nga mbrojtësit e Kanunit, sepse kishte refuzuar e prishur fejesën e saj që në djep. Këtë ngjarje autori e mori si subjekt e shkroi në fillim dramën me titull “Cuca që koriti Malet” dhe në fund e titulloi “Cuca e Maleve”, në të cilën bëhen shumë përgjithësime dhe jepen mesazhe të ndërthurura me fenomenet e ngjarjet e kohës, duke marrë si shembull heroizmin e jetën e tri grave të zonës së Mirditës: Dila Pjetër Marku, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi.

Zakoni i fejesave që në djep e pa u njohur, si dhe me diferenca moshe vepronte edhe në Dibër edhe pas viteve ’60. Në vitin 1970 organizuam takimin e të fejuarve në të gjitha zonat e Dibrës dhe u prishën pa konflikt shumica prej tyre me dëshirën e të rinjve dhe familjeve. Pasi i prishën, thonin:”I prishi partia”. Dhe për fat të mire, nuk u përsëritën më fejesa të tilla dhe u prishën pa konflikte. Nuk jam e informuar, se ç’po ndodh gjatë viteve të demokracisë. Por di, se janë ringjallur fantazmat e vjetra në vlerësimin e grave e të vajzave. Sipas INSTAT vetëm në këto 18 vitet e fundit janë vrarë 100 gra nga bashkëshortët e tyre edhe nga

intelektualë, duke praktikuar të drejtën e kanunit, që burri mund ta trajtonte gruan si pronën e tij dhe mund t’i merrte edhe jetën.

Ngjarjet në këtë dramë zhvillohen në një nga fshatrat e Veriut të Shqipërisë në vitin 1949. Që në fillim të dramës spektatori njihet me vrasjen dramatike të vajzës së re të quajtur Cuca. Vrasja kryhet nga disa pjesëtarë të Komitetit të Maleve, që njiheshin si përkrahës të ligjeve të Kanunit, që respektoheshin në disa zona të Veriut të vendit. Fatkeqësht janë ringjallur dhe po veprojnë gjatë këtyre 30 viteve të demokracisë, deri edhe gjakmarrja, që shteti dhe shoqëria civile nuk arrin t’i kontrollojë e t’i pengojë, si dhe t’i parandalojë veprimin e tyre mesjetare. Nul po jepen shembuj të qytetarisë, që të divorcuarit të vazhdojnë marrëdhëniet miqësore për hirë të fëmijve, që të rrethohen me dashurinë e përkujdesjen e të dy prindërve.

Gjatë zhvillimit të dramës e hetimeve të vrasjes së Cucës, dalin në retrospektivë arsyet e vrasjes. Cuca ishte një vajzë e re, e cila nuk u pagëzua nga prifti i fshatit, kur ajo ishte ende foshnje, pasi i jati i saj Gjini nuk kishte pranuar të ngrinte gurin e pendesës, meqë ishte akuzuar padrejtësisht për një vjedhje, që ai nuk e kishte kryer. Për këtë arsye vajza mbeti pa emër dhe i gjithë fshati e quajti Cuca.

Cuca ishte mbrojtëse e së resë dhe e lirive e të drejtave të grave. Ajo përpiqej të ndihmonte gratë dhe vajzat e fshatit të shkolloheshin dhe të kuptonin të

drejtat e tyre si të arsimimit, punësimit, barazisë gjinore dhe të mos qëndronin të ndrydhura nën peshën e zakoneve dhe mentaliteteve të trashëguara nga e kaluara. Cuca ishte e vetmja në fshat, që kishte prishur fejesëm e saj që në djep. Ajo kishte ngritur në shtëpinë e saj kurse kundër analfabetizmit, për t’u mësuar grave e vajzave të shkruanin e lexonin gjuhën e bukur shqipe. Cuca kishte arritur të fitonte simpatitë e shumicës së malësorëve.

Aktiviteti i Cucës në fshat shihej si një sfidë nga Komiteti i Maleve. Me pretendimin se Cuca kishte thyer zakonin dhe kishte turpëruar fshatin, përkrahësit e Kanunit u përpoqën të manipulonin mendimin e një pjese të fshatarëve kundër Cucës, por pa ia dale dot mbanë. Në këto rrethana, kur kuptuan se vajza “po bëhej më e zgjuar dhe po dilte mbi burrat”, Komiteti i Maleve urdhëroi vrasjen e saj. Krimi bëhet në një natë të errët, ndërsa Cuca po qëndronte e vetme në shtëpi me nënën e saj të verbër. Katër burra hynë me pabesi, e nxorrën me force nga shtëpia dhe e vranë. Në fund të dramës zbulohen vrasësit e vërtetë dhe vihen para drejtësisë.

Më njoftoi juristja Katina Topuzi, se më kërkonte, për t’më takuar artisti Prokop Mima. E pyeta paraprakisht, se çfarë problemi kishte? Katina dhe sekretarja e Kabinetit e ndiera Vehibe Shameti qenë dashamirëse për zgjidhjen e kërkesave dhe ankesave të popullit. Më thanë, se nuk ishte miratuar Prokop Mima nga Kryeminsstria, për të shkuar në Kosovë. Para se ta

prisja, e sqarova dhe e zgjidha problemin, deri sa erdhi Prokop Mima në zyrën time. Qe një fat për mua, që u takova me të madhin Prokop Mima. E prita me shumë respekt. Kishte një pamje fine dhe elegante. Por ndjehej, me të drejtë, i stresuar. Më dha përshtypjen e një zotërie të vërtetë dhe shumë fisnik. U ulëm tek holli me kolltuqe dhe, pasi u rehatua, e pyeta se si ishte me shëndet. E pashë më të arsyeshme, që mos e pyesja për arsyen e ardhjes së tij, por të vazhdoja t’i flisja, se do të shkonin të nesërmen në Kosovë dhe se do të jepnin çfaqje para spektatorëve vëllezër shqiptarë të Kosovës, që po e prisnin me padurim dërgimin nga ana jonë të trupës së Teatrit Kombëtar.

Me shumë elegance, më ndërhyri: “znj. ministre! Mesa duket, nuk jeni e informuar, se mua nuk m’u lexua emri nga punonjësi i Ministrisë në kolektivin e Teatrit”. Në ato vite komunikonim me shok e shoqe, ndërsa Prokop Mima, e pa më të përshtatëshme e të arsyeshme, t’më drejtohej me zonjë. I thashë, se ju do të shkoni së bashku me gjithë trupën dhe se ka qenë thjesht një gabim, që u riparua shpejt. Pimë kafe së bashku. Nga përgjigja ime, m’u duk se u ndie më i qetë. E përcolla deri në paradhomën e zyrës me shumë respekt dhe e urova: “Shumë suksese në turneun e Teatrit Kombëtarë tek vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës kreshnike!”

Kur u ktheva në zyrë e po ulesha në tavolinë, vura re se Prokop Mima ishte kthyer dhe u përkul para meje i përlotur, meqë i dhash lajmin, se do të shkonte në

Kosovë bashkë me trupën. Nga ky xhest, u emocionova shumë dhe u përlota. E kapa për supesh dhe u drejtua, duke më thënë:”Të jam shumë mirënjohës, që ma zgjidhe problemin! Nëse unë nuk do të shkoja në Kosovë nesër me trupën e Teatrit Kombëtarë, nuk do të mund të vazhdoja punën në Teatër, sepse do të etiketohesha me biografi të keqe.”

Ju përgjigja:”Profesor Prokop Mima! Ju jeni më i madh se unë, që jam ministre, sepse unë jam e përkohëshme, ndërsa ju jeni e do të mbeti i përjetëshëm në historinë e dramaturgjisë e të kinematografisë shqiptare! Ju jeni ndër aktorët e parë, që hodhët themelet e krijuat trupën e Teatrit Kombëtar Shqiptarë dhe e bêtë kala, që ka rrezatuar e rrezaton dhe do të rrezatojë dije e kulturë, që ka përjetësuar epokat madhore të historis kombëtare të kombit shqiptar, të copëtuar nga kancelaritë e Fuqive të Mëdha Europiane në fillim të këtij shekulli, dmth, të shekullit të XX-të! Artistët e të gjitha fushave kanë bërë historinë e arteve shqiptare të të gjitha gjinive”. E përcolla përsëri deri te paradhoma. Nese e meritonin të ishin Artistë të Popullit, duhet të ishin Kujtim Spahivogli, Prokop Mima dhe Drita Pelingu, Nina Mula dhe mjaft aktore të teatrove e estradave e të fushave të tjera të artit, si perla të Teatrit e Kinematografise shqiptare, si dhe mjaft artiste të Estradës dhe të Cirkut të Tiranës, të TOB e të Ansamblit Kombëtarë të Këngëve Popullore, të Teatrit të Kukullave, të Teatrove e Estradave të të gjitha rretheve, të disa trupa amatore

kulturore e artistike, si dhe fushat e tjera të arteve kinematografike e televizive, figurative e fotografike, e të tjera.

Tiranë, më 10.9.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur sot rreth rastit…