Homazhe madhështore për Mbretin e Rumanisë
17 dhjetor 2017
| 19:44
Me dhjetëra mijëra persona u janë bashkuar familjeve evropiane mbretërore për të përcjellë në banesën e fundit Mbretin e Rumanisë, Mihai i Parë, të cilit i është organizuar një funeral mbretëror këtë të diel.
Mihai i Parë, drejtoi dy herë Rumaninë, nga 20 korriku 1927 deri më 8 qershor 1930 dhe sërish nga 6 shtatori 1940 deri kur u detyrua të abdikojë nga komunistët në 1947-ën. Ai ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 5 dhjetor në Zvicër.