Homazhe për “21 janarin”, Rama në krah të familjarëve të viktimave
21 janar 2024
| 15:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me familjarët e të ndjerëve, në kujtim të katër viktimave të tragjedisë së “21 janarit.
Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku katër viktimat ndërruan jetë.
Sot bëhen 13 vite nga vrasja e katër protestuesve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 janar të 2011-s kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.
Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi.