Homofobia po rritet në disa vende evropiane
Homofobia është rritur në vendet evropiane që nuk i njohin ligjërisht marrëdhëniet e të njëjtës gjini, përderisa pranimi i homoseksualëve dhe lezbikeve është rritur në shtetet ku ata mund të martohen, thuhet në një hulumtim.
Shumica e vendeve evropiane panë një rritje të pranimit të marrëdhënieve ndërmjet të njëjtës gjini midis viteve 2002 dhe 2016, kanë deklaruar studiuesit hungarezë që analizuan rezultatet nga Sondazhi Social Evropian, i cili përpilohet çdo dy vjet.
Sidoqoftë në Rusi, Bullgari, Lituani, Poloni dhe Ukrainë është shënuar rënie e nivelit të pranimit të homoseksualëve dhe lezbikeve gjatë periudhës 14-vjeçare.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne mund të zbulojmë paragjykimet”, ka thënë Judit Takacs, studiues në Akademinë e Shkencave Hungareze dhe një nga autorët e studimit, raporton “Rel”.
Martesa mes të njëjtës gjini është e ligjshme në 16 nga 48 vendet evropiane.
Homofobia është një term që i referohet frikës dhe paragjykimit irracional kundër personave homoseksualë.