Homoseksualëve dhe biseksualëve iu ndalohet dhurimi i plazmës së gjakut

04 maj 2020 | 09:37

Burrat homoseksualë dhe biseksualë në Britani nuk po lejohen të marrin pjesë në testimin e plazmës së gjakut për zbulimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Organet shëndetësore britanike janë duke kërkues dhurues të plazmës nga pacientët e shëruar nga virusi që ajo të përdoret në testimet për efektin e mundshëm ndaj sëmundjes së re.

Më herët është raportuar se 6 500 persona të shëruar tashmë janë regjistruar në listën e të interesuarve për ta dhuruar plazmën, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.

Megjithatë, sipas rregullave që i zemëruan dhuruesit e mundshëm, burrat homoseksualë dhe biseksualë nuk do të kenë të drejtë ta dhurojnë plazmën, me përjashtim të atyre që nuk kanë pasur marrëdhënie intime në tre muajt e fundit.

Andy Roberts, menaxher i kujdesit intenziv, tha se ndonëse ka qenë i infektuar me koronavirus dhe është shëruar, nuk është lejuar të bëhet dhurues i plazmës së gjakut.

Institucionet e transfuzionit të gjakut në Angli thanë se vendimi për përdorimin e udhëzimeve rreth përzgjedhjes së dhuruesve të plazmës është marrë me qëllim të mbrojtjes së dhuruesve dhe marrësve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 679…