Honda nxjerr në verë shitjen e modelit të ri
Honda ka publikuar detaje të reja rreth modelit Jazz 2020, i cili mbërrin në tregun evropian gjatë verës.
Për herë të parë, blerësve do t’u ofrohet gjithashtu një version crossover për të gjitha terrenet. Jazz i ri pati premierën botërore në Panairin e veturave në Tokio në tetor 2019, dhe do të arrijë në rrugët evropiane pas gjysmë viti.
Modeli nënkompakt i Honda është modernizuar me stil, por ka ruajtur formën tipike të trupit që karakterizonte gjeneratat e mëparshme të kësaj makine.
Materialet në enterier janë të papërshkueshëm nga uji dhe të qëndrueshme.
Pulti është i përbërë nga një ekran digjital 7 inç, ndërsa në krye të tastierës qendrore është një ekran me prekje multimediale 9 inç. Sikurse edhe disa Honda të tjera, Jazz i ri ka ulëse praktike të pasme që mund të palosen në dy mënyra – lart dhe poshtë (të ashtuquajturat “ulëse magjike”), duke rritur më tej funksionimin e automjetit.