Honda përfundon në Azerbajxhan

16 mars 2021 | 13:57

Nis një etapë e re për një nga futbollistët më të famshëm japonezë, Keisuke Honda.

Tashmë në moshën 34-vjeçare, ish-futbollisti i Milanit ka nënshkruar me Neftchi Baku në kampionatin e Azerbajxhanit.

Që pas largimit nga kuqezinjtë në vitin 2017, Honda ka luajtur me katër skuadra të ndryshe: Pachuca, Melbourne Victory, Vitesse dhe Botafogo. Me ekipin e njohur brazilian është aktivizuar në 18 ndeshje të kampionatit dhe ka realizuar dy gola gjatë vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella ka pozuar me fustan…