Honda transferohet te Vitesse

07 nëntor 2019 | 11:25

Keisuke Honda është transferuar edhe zyrtarisht te Vitesse. Mesfushori japonez është transferuar te klubi holandez si lojtar i lirë. Ai kishte luajtur te VVV-Venlo.

Honda ka nënshkruar kontratë me Vitessen deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi. “Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam luajtur në Holandë. Shpresoj që tifozët në Holandë të më kujtojnë ende. Do të bëj gjithçka që t’i impresionoj tifozët”, ka thënë Honda.

“Dua të jem i rëndësishëm për skuadrën, të luaj në stadium dhe të luaj për tifozët. Është një ndjenjë e mirë që pasi luajta për VVV-Venlo, ta veshi sërish fanellën verdhë e zi”, ka shtuar Honda.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë për femra, e drejtuar nga trajneri Armir…