Hong Kong: Kandidatët pro-demokratë marrin më shumë se gjysmën e ulëseve
Kandidatët pro-demokratë janë në udhëheqje të konsiderueshme në zgjedhjet e sotme lokale në Hong Kong, pasi mediat lokale raportojnë se ata kanë fituar më shumë se gjysmën e ulëseve.
Këto janë zgjedhjet e para që nga fillimi i demonstratave pro-demokracisë në qershor, e shënuar nga pjesëmarrja rekord e votuesve.
Për herë të parë, kandidatët pro-demokratë siguruan më shumë se gjysmën e 452 vendeve në këshillat e qarqeve, raporton “Reuters”.
Në mesin e fituesve të zgjedhjeve, sipas AP, janë ish-drejtuesit e studentëve, një kandidat që zëvendësoi aktivistin Joshua Wong, personi i vetëm të cilit iu ndalua kandidatura.Organizatori i tubimit, Jimmy Sham, i cili u rrah muajin e kaluar, ishte gjithashtu triumfues, sikurse edhe një deputet pro-demokracisë që ishte kafshuar nga një sulmues.Partia më e madhe pro-kineze pësoi humbje pasi humbën më shumë se 100 nga 182 kandidatët e saj.Autoritetet njoftuan se kanë votuar mbi 2.7 milionë qytetarë, që është rreth dy të tretat e votuesve të regjistruar.
Zgjedhjet ishin paqësore dhe nuk janë evidentuar parregullsi të mëdha.
Sondazhet e fundit kanë treguar se mbështetja për forcat pro-demokracisë po rritet.
Në garë ishin 1,044 kandidatë për 452 vende në qeverinë lokale të qytetit.
Më shumë se 4.13 milionë votues në Hong Kong kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale.
Këshillat e rretheve janë organe të ulëta qeveritare me një mandat katërvjeçar që kujdesen për gjërat lokale në 18 rrethe, siç janë transporti urban dhe objektet e rekreacionit.
Që kur Britania e Madhe e ktheu Hong Kongun nën administrimin e Kinës në vitin 1997, ky rajon i veçantë administrativ ka funksionuar mbi një parim “një vend, dy sisteme”. Kjo i jep vetëqeverisjes së qytetit dhe liri të ndryshme, përfshirë të drejtat e kufizuara elektorale.
Drejtuesi i qytetit mund të emërohet dhe zgjidhet vetëm nga një komitet prej 1200 anëtarësh, kryesisht elitë pro-kinezë.
Opozita po përpiqet të detyrojë qeverinë kineze të respektojë demokracinë e plotë për të cilën ata thonë se është premtuar nga Ligji Themelor, mini-sistemi i qytetit, i cili u jep banorëve të drejtën të zgjedhin liderin e tyre.
Kjo është saktësisht një nga pesë kërkesat e protestuesve dhe arsyeja e protestave të mëparshme pro-demokracisë në vitin 2014.
Pa një ndryshim në strukturën politike, e vetmja mënyrë për publikun që të zgjedhë liderin e tyre është përmes këshilltarëve të rretheve, të cilët përbëjnë rreth 10 për qind të komisionit zgjedhor, dhe gjashtë për qind të parlamentarëv./KP