Hong Kongu dhuron pagë mujore për banorët mbi 18 vjeç
Hong Kongu ka thënë se do t’iu dhurojë banorëve të përhershëm pagë mujore, me qëllim të rritjes së shpenzimeve dhe lehtësim të barrës financiare.
Në kuadër të buxhetit vjetor është bërë e ditur se rreth shtatë milionë persona mbi moshën 18-vjeçare do të marrin 1 280 dollarë amerikanë në muaj.
Ekonomia e këtij territori është dëmtuar rëndë pas disa muajve të protestave të dhunshme politike, derisa së fundmi ky vend është përballur edhe me ndikimin e koronavirusit të ri.
Në këtë qytet është raportuar për 81 persona të infektuar dhe dy të tjerë të vdekur.
“Ekonomia e Hong Kongut është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme këtë vit”, ka thënë Sekretari për Financa, Paul Chan.
“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, unë kam vendosur të dhuroj 10 000 dollarë të Hong Kongut (1 280 dollarë amerikanë) për banorët e përhershëm mbi moshën 18-vjeçare, me qëllim të rritjes së konsumit lokal në njërën anë dhe lehtësimit të pengesave financiare në anën tjetër”, ka thënë Chan.
Përveç kësaj, zyrtarë të Hong Kongut kanë njoftuar ditë më parë se do të financojnë sektorët që janë dëmtuar nga shpërthimi i koronavirust, duke përmendur bizneset si restorantet dhe kompanitë e udhëtimit.
Hong Kongu është pjesë e Kinës, që funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”.