Hooper: Marrëveshja me Serbinë, nënkupton marrëdhënie të re me ShBA-të
Populli i Kosovës duhet ta kuptojë se Shtetet e Bashkuara të ditës së sotme nuk janë Shtetet e Bashkuara të viteve 1998, 1999, 2000 e kështu me radhë. Situata ka ndryshuar.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ish diplomati amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, James Hooper.
Duke komentuar idenë e korrigjimit të kufijve ai ka thënë se gjithë kjo në fakt përbën diskutim për një marrëveshje që do të ndryshojë marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën dhe ndryshim në aspektin pozitiv, pra do të përmirësojë lidhjet.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.Prandaj unë vërtetë dua të përçoj këtë mesazh që populli i Kosovës duhet ta mendojë mirë këtë proces, me shumë kujdes, sepse po bisedohet për marrëdhënien e ardhshme që do të ketë me ShBA-të dhe Evropën”, ka deklaruar ai.