Horner: Ja ku do të garojë vitin tjetër Verstappeni
Pas shumë javësh në heshtje, për shkak të skandalit që e përfshiu dhe problemeve që Red Bull pati në garën e Australisë, shefi i makinës austriake Christian Honer ka folur për mediat. Ai ka dhënë një detaj të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e Max Verstappen, i shumëpërfolur për të shkuar te Mercedes.
“Max do të qëndrojë me ne. E them këtë gjë me një garanci 100%. Ai nuk do të shkojë në asnjë skuadër tjetër por do të vazhdojë të garojë me Red Bull Racing edhe në të ardhmen”, u shpreh Chris Horner për “Sky Sports”. Një dyshe që ka bërë histori, duke fituar tri tituj kampionë për pilotë e konstruktorë në sezonet e fundit të Formula 1. Gjithsesi, Horner është në dilemë për sa i përket pilotit të dytë të Red Bull, pozicion që aktualishr e mban meksikani Sergio Perez, që këtë sezon ka tri vende të dyta.
“Perez e ka nisur mirë sezonin, por kontrata e tij skadon në fund të këtij viti. Ndaj, ne po konsiderojmë të gjitha mundësitë që ofron merkato për pilotë, duke parë edhe për alternativa. Varet nga Sergio të ruajë këtë ritëm dhe të mbajë vendin te Red Bull. Gjithsesi, vendimi do të merret më vonë”, tha Horner.