HOROSKOPI DITOR
DASHI
E sotmja do të jetë një ditë interesante, plot surpriza dhe ndryshime programi në çastet e fundit.
DEMI
Keni shumë gjëra të pazgjidhura me një koleg dhe kjo gjë do t’ju pengojë të nisni bashkë një projekt të ri dhe fitimprurës.
BINJAKËT
Keni lënë që persona të tjerë t’ju faturojnë probleme dhe punë të pazgjidhura. Situata ka degraduar çdo ditë e më shumë.
GAFORRJA
Keni lëne pas dore disa çështje të rëndësishme familjare. Nuk jeni marrë sa duhet me ato detaje që mund ta bëjnë dallimin.
LUANI
Sot mund të zgjidhni nga disa variante që do t’ju ofrohen. Sigurisht zgjedhja juaj do të jetë ajo më e mira dhe më e sakta.
VIRGJËRESHA
Jeni shumë të mërzitur sot me një person që ju ka premtuar hënën, por nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e veta.
PESHORJA
Nëse sot nuk keni vendosur se çfarë do të bëni me një projekt tuajin, është mirë të mos kërkoni zgjidhje nëse nuk keni ndarë më parë idenë.
AKREPI
Edhe pse ka diçka që ju shqetëson sot, jeni mësuar me këtë ndjenjë dhe mund të bashkëjetoni shumë të qetë.
SHIGJETARI
Mos jini shumë të bindur mbi ç’ka po bëni sot, sepse kritikat që do të merrni do të vijnë edhe nga miqtë tuaj.
BRICJAPI
Jeni treguar shumë të kujdesshëm me çdo person që ka kërkuar ndihmën tuaj. Mbase sot duhet të hiqni dorë dhe të merreni me veten.
UJORI
Sot qëndroni larg qëndrimeve të prera dhe mos jepni vendime definitive. Më vonë do të pendoheni për këtë gjë.
PESHQIT
Do të bëni çdo gjë me kujdes sot dhe hapat që do të hidhni do të jenë konkretë dhe mirë të argumentuar.