Horror në Çaçak të Serbisë, një person hedh veten në erë në stacionin hekurudhor

02 nëntor 2023 | 11:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në stacionin hekurudhor në Çaçak të Novi Sadit në Serbi, ku një person ka hedhur veten në erë.

Siç raporton mediumi serb ‘Nova’, burri ishte ulur në një stol dhe më pas kishte aktivizuar mjetin shpërthyes që kishte me vete. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Përpos të ndjerit, nuk ka persona tjerë të lënduar.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa kanë folur edhe dëshmitarët që ndodheshin aty në momentin tragjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Hetimin e Krimit të organizuar në koordinim me…