Hot, MVP i javës në elitën e basketbollit

23 dhjetor 2024 | 17:10

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 13-të e ProCredit Superligës apo e parafundit për vitin 2024.

Derbi u zhvillua mes Pejës dhe Trepçës, që përfundoi me fitoren minimale të pejanëve 65:64, ku më i miri te vendasit ishte ish-basketbollisti i Trepçës, Amin Hot me 13 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, duke qenë vendimtar në momentet e fundit. Ai shpallet edhe MVP i kësaj xhiro.

Bashkimi triumfoi në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës, ku te prizrenasit u dalluan Jayveous Mckinnis me 17 pikë e nëntë kërcime, si dhe Mack Smith me 18 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Bora shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku te prishtinasit u dallua Jetmir Zeqiri me 13 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

Vëllaznimi po ashtu shënoi fitore të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim, ku te kuqezinjtë u dallua Trey Anderson me 13 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

MVP

Amin Hot (Peja) 13 pikë, 7 kërcime, 9 asistime, 17 indeksi

Top 5

Amin Hot (Peja) 13 pikë, 7 kërcime, 9 asistime, 17 indeksi
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 17 pikë, 9 kërcime, 0 asistime, 21 indeksi
Mack Smith (Bashkimi) 18 pikë, 5 kërcime, 7 asistime, 19 indeksi
Jetmir Zeqiri (Bora) 13 pikë, 9 kërcime, 5 asistime, 22 indeksi
Trey Anderson (Vëllaznimi) 13 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 15 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri…