Hotelet më të çuditshme në botë (Foto)
Shumë prej nesh kanë qëndruar në një hotel të paktën një herë në jetën e tyre dhe e dinë se sa të parëndësishme dhe anonime mund të jenë dhomat e hoteleve.
Për këtë arsye shumë njerëz kërkojnë hotele të çuditshme dhe të veçanta që mund tu japin një magji të vogël pushimeve të shumëpritura.
Natyrisht, hotelet e zakonshme janë në gjendje të plotësojnë nevojat tuaja bazë dhe dizajni i brendshëm i tyre gjithashtu mund të jetë mjaft i këndshëm, por dikush gjithashtu kërkon emocione, raporton “TCh”.
Pra, meqë po udhëtoni për në një destinacion të largët, ndoshta ekzotik, pse nuk e shoqëroni përvojën me një hotel shumë të veçantë?
Ne dëshirojmë t’ju ofrojmë një listë të disa prej hoteleve më të çuditshme në botë, strehimet që përveç shërbimeve themelore që zakonisht prisni të gjeni, ofrojnë një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme diku tjetër.
Disa nga shembujt e hoteleve të veçanta të gjetura më poshtë janë të pabesueshme. Në raste të tjera është mjedisi rrethues që e bën hotelin të veçantë.