Hotelet në Sarandë, sivjet 20 për qind më lirë

11 maj 2020 | 09:21

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka thënë se kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik. “Si gjithë territori i vendit, edhe në Sarandë është ndier situata e pandemisë. Kemi pasur fatin e mirë që nuk kemi pasur asnjë të prekur dhe jemi ndër bashkitë e para në ‘brezin e bashkvie të gjelbra’ ku lëvizja ka qenë më e lirshme. Kam kënaqësinë të them se 10-15 jemi më të lirshëm në komunikim dhe këtë ua dedikoj të gjithë qytetarëve që kanë qenë korrektë dhe striktë. Presim që ta kalojmë situatën dhe, pse jo, të përgatitemi për sezonin që e kemi në prag”, është shprehur Gurma për Klan Kosova.

“Prej gati dy muajsh një pjesë e madhe e bizneseve kanë qenë të mbyllura. Ka pasur lehtësim, kanë filluar të hapen njësitë tregtare të shërbimit, ndërsa për turizmin jemi në përgatitje, por nuk është hapur”, ka thënë Gurma.

Për “Sytë 7” ai ka theksuar se ata po përgatiten për sezon normal turistik, por çmimet e hotelerisë do të jenë 20 për qind më të lira.

“Jemi të përgatitur që të kemi sezon turistik ndryshe nga herët e tjera, me më tepër fluks. Duam të ofrojmë siguri, kushte më të mira dhe të ftojmë këdo, edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut – në momentin që mundësia për të bërë vizitë të jetë e mundshme – i ftojë që të vijnë në Sarandë.

Përveç ofertave të tjera, ofrojmë shërbimin hotelier 20 për qind më lirë në krahasim më herët e tjera. Nuk kemi datë për hapjen e plazheve. Nuk varet nga ne, por nga situata e pandemisë. Shpresojmë që hapja se sezonit turistik do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Gurma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 ka goditur të gjithë botën, në nivel njerëzor dhe…