
Hoteli i frikshëm hap dyert për vizitorët
30 shtator 2019
| 11:32
Një hotel i pazakontë është inauguruar para dy ditësh në Tenezi, ShBA. Ndërtesa e restauruar mban një histori të frikshme në themelet e saj pasi në vitin 1920 është vrarë një vajzë nga i dashuri i saj.
Nga historitë e trashëguara shumica e njerëzve tregojnë se shpirti i saj ende përndjek ambientet e ndërtesës.
Pikërisht dhoma ku ndodhi ngjarja ka marrë emrin e viktimës Annalisa Nethrly ose, siç njihet ndryshe, dhoma 311 është restauruar sipas modelit të vitit 1920.