Hoteli në Tokio heq nga puna 200 robotë
20 janar 2019
| 13:37
Të ngadaltë dhe të paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të klientelës, të paktën gjysma e punonjësve të hotelit ‘Henn-na’ në Tokio do të pushohen nga puna. Të gjithë këta punonjës janë robotë.
Hoteli ishte bërë i famshëm sepse ishte ndër të parët në botë që kishte 200 robotë punonjës në vend të qenieve njerëzore.