Hotelierët me kërkesa për qeverinë, paralajmërojnë protesta

01 dhjetor 2021 | 13:00

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kërkojnë nga qeveria zgjatjen e orarit të punës dhe lejimin e aktiviteteve brenda hapësirave, në të kundërtën sipas tyre nuk përjashtohen mbajtja e protestave.

Kështu ka thënë kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, në një konferencë për medie, duke shtuar se vendimet e njëanshme të marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë të duhurat.

“Me vendimin e fundit, ne si odë i kemi dërguar kërkesat me shkrim, por që nuk është kthyer asnjë përgjigje. Ne kemi thënë që asnjë vendim nuk duhet të bëhet pa konsultim me bizneset. Pra, zgjatja e orarit është deri në orën 23:00 është absurde, pse mos të zgjatet orari deri orën 01:00 pasmesnate. Të gjitha vendimet që merren një anshëm, janë jo të duhura”, ka thënë Sogojeva.

Sipas tij, deri më tani nuk është bërë asnjë mbështetje financiare për bizneset dhe punëtorët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike nga pandemia Covid-19. “Kërkesa që kanë lindur është zgjatja e afatit të TVSH-së. Të bëhet përkrahja e bizneseve, ku prej 420 milionë eurove nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike nuk është bërë asnjë shpërndarje, duke i subvencionuar pagat”, është shprehur ai.

Në fund, Sogojeva ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave radikale, nëse këto kërkesa nuk plotësohen.

“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, në bashkëpunim me odat e tjera dhe konform gjendjes në vend dhe rajon, nuk përjashtohen edhe masa të tjera, si protesta”, ka theksuar Sogojeva.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar…