Hoti: 295 milionë euro të bllokuara për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës

22 nëntor 2023 | 15:39

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se 295 milionë euro është vlera e projekteve që janë bllokuar për shkak të vendosjes së masave ndëshkuese të vendosur nga Bashkimi Evropian (BE).

Hoti ka listuar në “Facebook” projektet të cilat janë bllokuar nga BE-ja dhe të cilat kanë të bëjnë me projekte të komunave.

“Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.
E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.

Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit.

Disa nga projektet e bllokuara janë së në vijim:
• 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
• 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
• 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
• 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
• 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
• 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri.
• 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna.
• 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
• 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë.
• 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë.
• 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
• 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike.
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj.
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë…