Hoti: 4 Korriku është edhe dita e jonë

04 korrik 2021 | 15:37

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar ShBA-të për Ditën e Pavarësisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është një ditë e madhe edhe për Kosovën, sepse është Dita e Pavarësisë së miqve të përjetshëm të Kosovës.

“Sot është ditë e madhe. Është Dita e Pavarësisë e miqve tanë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e tyre është edhe dita e jonë, ngaqë liria dhe demokracia jonë është edhe e tyre. Gëzuar, miq!”, ka shkruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së…