Hoti: Aktivitetet për rimëkëmbje ekonomike kanë nisur të konkretizohen

30 qershor 2020 | 17:43

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se aktivitetet për rimëkëmbje ekonomike kanë nisur të konkretizohen.

“Sot pata takim pune me të gjithë ministrat e thirrur për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike! Kemi vazhduar konkretizimin e hapave për zbatimin e masave të parapara në pako, ndërsa do të nisim edhe zbatimin e tyre në praktikë, sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.07.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…