Hoti akuzon PAN-in për abuzim me rezervat shtetërore
10 qershor 2019
| 11:47
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë PAN për abuzim me rezervat shtetërore.
Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se më 23 maj 2019, Qeveria PAN ka ndarë 95 mijë euro për të kompensuar zyrtarët për një punë për të cilën ata e marrin pagën e rregullt.
“Nëse këta zyrtarë, në kryerjen e detyrave që ju ka ngarkuar Qeveria me vendimin nr. 10/98 të 18 prillit 2019, do të punonin më shumë se 40 orë në javë, atëherë vlejnë rregulloret për kompensim të orëve mbi normë. Çdo qasje tjetër lidhur me këtë çështje paraqet shkelje ligjore, të cilën auditori i brendshëm dhe auditori i përgjithshëm duhet ta evidentojnë”, ka shkruar Hoti.
/Epoka e re/