Hoti akuzon qeverinë: Për ta mbuluar keqmenaxhimin, po e hap temën e shamive në shkolla

15 gusht 2022 | 11:19

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimeve të fundit për nisjen e reduktimeve të energjisë elektrike.

Hoti ka thënë se fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999.

Më tutje, ai ka thënë se qeveria për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hap temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të pas Luftës së Dytë Botërore.

“Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa. Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tom Holland, ylli i “Spiderman: Homecoming” ka bërë me dije…