Hoti: Alternativa e vetme për qytetarët është LDK-ja

04 shkurt 2021 | 15:17

Pas Klinës, kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka vazhduar aktivitetin e tij elektoral në komunën e Istogut.

Para simpatizantëve të kësaj partie, ai ka thënë se falë qeverisjes së LDK-së, Kosova është hequr nga izolimi dhe sanksionet amerikane.

Ai ka thënë se me 14 shkurt e vetmja alternativë për qytetarët e Kosovës është LDK-ja. “Më 14 shkurt nuk do të ketë alternativa, LDK është alternativa e vetme, nuk ka alternativë tjetër, Këta që kërkojnë besimin e qytetarëve nuk lënë asgjë pa bërë për të fituar një grusht vota. Janë të njëjtit që na lanë pa viza, janë ata që e kanë djegur Kuvendi e Kosovës, janë të njëjtit që kërkojnë votën tuaj, me këta jemi duke u përballë. Këta nuk paraqesin alternativa, më 14 shkurt qytetarët e kanë LDK-në, e kanë rendin demokratik dhe në anën tjetër e kanë modelin autokrat të qeverisjes që nuk na dërgon askund.”, ka thënë Hoti.

Edhe në këtë takim, ai ka prezantuar planin ekonomik të kësaj partie. “Ne nuk jemi njerëz të panjohur as njerëz që eksperimentojmë me shtetin e Kosovës. Voto për LDK-në është votë për vizionin për shtet të Kosovës të presidentit Rugova. Ne kemi dhënë dëshmi gjatë kohës sa kemi qeverisur, pasi që kemi kthyer normalitetin në vend. Jemi ndër vendet e vetme në regjion që me masat për rimëkëmbje kemi përmbyll krizën më të madhe që kishim në këto dekada. Pakoja jonë dhe masat e rimëkëmbjes ekonomike kanë rigjeneruar 700 milion euro të cilat janë investuar në ekonomi”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…