Hoti: Ambasadori Grenell i ka dhënë dinamikë tjetër procesit negociues Kosovë-Serbi

14 shkurt 2020 | 16:35

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se ambasadori Richard Grenell, emisar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i ka dhënë dinamikë tjetër procesit negociues në mes të dy vendeve.

Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është duke u përshkruar me terma konkret.

“Ky proces tashmë po përshkohet me terma konkret dhe natyrshëm janë zgjedhur tri komponentet kryesore të komunikimit normal të njerëzve dhe qarkullimit të lirë të mallrave: ajri, toka dhe hekurudhat”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Pa dilemë që, ambasadori Grenell – i deleguar i presidentit Trump, i ka dhënë dinamikë tjetër procesit negociues Kosovë – Serbi. Ky proces tashmë po përshkohet me terma konkret dhe natyrshëm janë zgjedhur tri komponentet kryesore të komunikimit normal të njerëzve dhe qarkullimit të lirë të mallrave: ajri, toka dhe hekurudhat.

Pos tjerash, kjo vë në pah që;

– Ambiguiteti i negociatave të deritashme nuk jep shpresë dhe siguri për zgjidhje të shpejtë, të balancuar dhe përfundimtare,
– BE duhet të jetë mbështetëse e lidershipit amerikan për marrëveshjen përfundimtare, ndonëse e kundërta e saj deri me tani ka qenë tejet e zbehur,
– Qeverisja e re në Kosovë duhet të bëhet gati për dinamikën e re të negocimit (pa kushte), dhe
– Është realiste të pritet nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare deri në fund të vitit.

Fundjavë të këndshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja Enxhi Sefaj do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare…