Hoti analizon buxhetin e vitit 2019
Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i Kosovës për vitin 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN.
Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka thënë se Zyra e Kryeministrit ka paraparë rritje të numrit të punësuarave, ku buxhetit do ti kushtojë 1 milion euro.
Postimi plotë i Hotit:
Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN. Analizojeni vetë figurën më poshtë.
1. Numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë. Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro.
2. Vetëm për mallra për zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milion euro më shumë, që është 6.5 milion euro më shumë se në Qeverinë Mustafa.
3. Subvencionet tani janë 3 milion euro, që janë për 1.5 milion më shumë, pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë.
4. Ndërkaq investimet kapitale kanë rënë nga 6.3 milion, sa kanë qenë në Qeverinë Mustafa, në vetëm 440 mijë euro.