Hoti, Apostolovës: Kosovës i duhet ndihma e BE-së
08 qershor 2020
| 11:29
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ky është takimi i parë ndërmjet Apostolovës dhe Hotit, pasi ky i fundit ka marrë detyrën si kryeministër.
Gjatë pritjes që Hoti ia ka bërë Apostolovës, i ka thënë asaj se “Kosovës i duhet ndihma juaj”.
“Normal, si çdo herë tjetër”, ka qenë përgjigja e Apostolovës.