Hoti: Asociacioni nuk do të diskutohet në Bruksel
Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet në dialogun me Serbinë në Bruksel.
Gjatë raportimi në Kuvendin e Kosovës për këtë proces, ai ka thënë se për këtë çështje ka një marrëveshje të arritur në vitin 2013 dhe të ratifikuar në Kuvend. “Qëndrimi jonë është se kjo temë nuk hapet në dialog, pasi ka një marrëveshje në vitin 2013 që është rafitikuar në Kuvend, për këtë ekziston edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hoti.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen e Uashingtonit e cila është arritur në Uashington më 4 shtator.
Hoti ka thënë se kjo marrëveshje nuk është perfektë, porse nuk është as e dëmshme e as e rrezikshme për vendin. “Partnerët tanë e kanë eliminuar shkëmbimin e territoreve dhe tema tjera që e bosnjëzojnë Kosovën. Unë nuk do të ik nga tavolina e dialogut. Unë do të jem transparent sepse rrugë tjetër nuk ka”, ka thënë ai.