Hoti: Asociacioni nuk do të diskutohet në Bruksel
24 shtator 2020
| 11:36
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë në Bruksel.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kjo çështje është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013.
“Kjo temë nuk diskutohet, sepse është e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe më pastaj marrëveshja tjetër e parimeve më 2015, që në fakt e përmirëson marrëveshjen e vitit 2013. Pra, kjo nuk është temë që hapet në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.
Ai ka deklaruar se nuk di se a do të mbahet takimi i radhës me presidenti serb në Bruksel, i cili është planifikuar të mbahet më 28 shtator.
“Nuk e di a do të mbahet takimi në Bruksel. Do të shohim në ditët e ardhshme”, ka thënë Hoti.