Hoti: Asociacioni, temë e mbyllur
28 shtator 2020
| 11:45
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur të hënën se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është një temë tashmë e mbyllur.
“Ajo temë nuk hapet, sepse është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 (midis Kosovës dhe Serbisë), e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe pastaj është marrëveshja e parimeve e vitit 2015”, ka thënë Hoti.
Hoti këto komente i ka bërë në një konferencë për medie në Prishtinë, në ditën kur është dashur të mbahet një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh, por që është shtyrë, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët evropianë, situatës së krijuar me koronavirus.