Hoti: Asociacioni, vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se statuti Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, çdo devijim tjetër është antikushtetues dhe i papranueshëm.
“Qeveria do të duhej të ishte e involvuar në përgatitjen e draftit të statutit të asociacionit, e jo të kundërshtojë tash sikur ky draft të ishte përgatitur nga dikush i huaj. Lënia e këtij procesi pas dore e ka sjellë këtë situatë. Kryeministri deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit të asociacionit. Tash ballafaqohet me probleme. Statuti vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/