Hoti: Biseda në mes të Kusarit dhe Radoiçiqit në koordinim me Kurtin, të hapet rruga për zgjedhje

06 qershor 2024 | 12:58

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se biseda në mes të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq, është bërë plotësisht me dijeninë e kryeministrit Albin Kurti.

Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për “Kosovapress”.

“Këtë situatë e rëndon më shumë fakti se gjatë bisedës telefonike të bërë në vitin 2022, është bërë në kohën kur Radoiçiqi tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë”, ka thënë Hoti

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka këmbëngulur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të jap dorëheqje, pasi për Hotin, ai tashmë nuk është në gjendje të çojë mandatin deri në fund.

Pas pretendimeve të kryeministrit Kurti se bisedat janë të montuara, Avdullah Hoti i ka bërë thirrje publike të parit të ekzekutivit që të kryhen hetime, që të sqarohen këto pretendime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën…