Hoti bisedon me Palmerin për zhvillimet politike në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka treguar se sot ka zhvilluar një bisede online me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova.
“Ishte kënaqësi që me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer, përmes një komunikimi virtual, të bisedoja për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës. z. Palmer i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, ka shkruar Hoti.