Hoti bisedon me Peter Beyerin, temë diskutimi zhvillimet në Kosovë

14 dhjetor 2020 | 14:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi një takim virtual me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, me të cilin bisedoi për gjendjen e pakicave, lirinë e medies dhe zhvillimet aktuale në vend, tema këto që do të jenë pjesë e raportit “Situata në Kosovë”.

Temë e pashmangshme ishte edhe situata aktuale në vend, sfidat që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe masat të cilat i ka marrë qeveria deri më tani për të menaxhuar sa më mirë situatën, raporton “Epoka e re”.

Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi i cili aktualisht po zhvillohet në nivel të ekspertëve.

Me këtë rast kryeministri Hoti theksoi se deklaratat kërcënuese nga zyrtarë të lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e hënë KOSTT-i operon i pavarur, duke hapur…