Hoti: Brengosëse se si LV-ja nuk po pajtohet me LDK-në edhe pas gjithë kësaj kohe
23 janar 2020
| 22:58
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në RTV21, ka thënë se janë të hapur për një marrëveshje të shpejt me Vetëvendosjen në mënyrë që të krijohet qeveria e re.
Sipas Hotit, është brengosëse qysh deri tash VV nuk u pajtua me LDK-në.
“Brengosëse pse LV-së i duhet e gjithë kjo kohë dhe nuk pajtohet gjatë gjithë kësaj periudhe kur ka një partner kaq serioz dhe me përvojë. LDK-ja kurrë nuk ju ka ikur përgjegjësive dhe i ka bartur mbi supe kritikat prej më të shumtave”, ka thënë Hoti.