Hoti: Bujqësia 2021-2024, dështim total
14 tetor 2024
| 10:50
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, duke e quajtur të dështuar.
Ai ka shtruar disa pyetje se pse ka rënie në sipërfaqet e mbjella dhe përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve dhe bletëve?
Hoti ka thënë se e vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet.
“Nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje. Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.