Hoti: Çështja e të pagjeturve, thelbësore në dialogun me Serbinë

12 nëntor 2020 | 12:01

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se çështja e të pagjeturve do të jetë thelbësore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka deklaruar se pa çështjen e të pagjeturve nuk mund të ecet përpara në dialog.

“Çështjet e personave të pagjetur me të drejtë na shqetëson të gjithëve. Po bëjmë përpjekje maksimale që të bëjmë progres… Dialogu me palën serbe i ndërmjetësuar nga BE jo rastësisht ka filluar me temën e të pagjeturve…. Synimi ynë themelor është gjetja dhe riatdhesimi i trupave të pagjeturve.. Do të jetë çështja kryesore pa të cilën nuk mund të ecet përpara”, ka thënë Hoti, duke ku përgjigjur në pyetjen e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

“Z. Hoti ju nuk u përgjigjët. A do ta vazhdoni dialogun me Serbinë, apo do ta kushtëzoni deri kur shteti serb t’i hapë hetimet?”, ka pyetur sërish Pacolli.

Ndërsa Hoti ka thënë se përgjigjet e tij janë edhe veprimet që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje.

“Mendoj që përgjigjet po i japim të qarta me veprimet që po i bëjmë. Në marrëveshjen e Uashingtonit është përfshi edhe çështja e të pagjeturve. Në Bruksel çështja kryesore që është diskutuar janë të pagjeturit”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bejtush Isufi, avokat Kosova duhet t'i mbushë Dhomat e Specializuara…