Hoti: Deklarata e 2 korrikut, akt themeltar për historinë e re të Kosovës
02 korrik 2020
| 10:04
Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar 30 vjetorin e deklaratës së 2 korrikut 1990.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se miratimi i kësaj deklarate ishte akt themeltar për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.
Postimi i plotë:
Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut!
Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar!