Hoti: Deklaratat e Selmanajt për të pagjeturit u nxorën nga konteksti
30 nëntor 2020
| 12:27
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se sjellja ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj është e papranueshme,
Hoti sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se deklaratat e Selmanajt për çështjen e të pagjeturve janë nxjerrë nga konteksti.
“Driton Selmanajt, është e papranueshme se si po silleni ndaj tij. Është e pa pranueshme se si i është ndërruar konteksti. Në detaje e kemi informuar komisionin për çështjen e të pagjeturve. Është krijuar një momentum i ri për këtë çështje. Për shkak të ndjeshmërisë kam kërkuar seancë të mbyllur, organizojeni një këtu e jo interpelancë. Mos përdorni informata të medieve që me krijuar kauza të paqena politike“, ka deklaruar Hoti.