Hoti: Deportimi i shtetasve turq skandaloz, vendi të shkojë në zgjedhje

30 mars 2018 | 11:20

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti e ka quajtur skandaloz vendimin e autoriteteve kosovare për deportimin e gjashtë shtetaseve turq për në Turqi.

Ai ka thënë në këtë rast se nuk janë respektuar procedurat për deportimin e tyre.

“Kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe personale, për strukturën komanduese. Kjo tregon se kryeministri nuk ka kontroll mbi qeverinë, policinë dhe institucionet tjera. Dje gjashtë shtetas turq janë depërtuar pa asnjë bazë ligjore”, është shprehur Hoti në fjalimin e tij gjatë seancës së sotme.

Ai ka theksuar se pas kësaj ngjarje partitë politike duhet të ulen dhe të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në…