Hoti dhe Jashari bisedojnë rreth kompleksit memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz
21 korrik 2020
| 17:17
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur të martën në takim kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me të cilin ka biseduar për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19, për pakon e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për projektet e ndryshme zhvillimore që ndërlidhen me këtë komunë.
Po ashtu, kryeministri Hoti dhe kryetari Jashari janë pajtuar për hapat e ardhshëm institucionalë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. /Epoka e re/