Hoti dhe Muhaxheri nënshkruajnë marrëveshje për të rinjtë e Pejës

03 dhjetor 2018 | 13:59

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, ka nënshkruar të hënën  marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh koordinatori Hoti.

Nga ana e tij, kryetari Muhaxheri ka theksuar se do ta mbështesë Programin Nacional për Rininë sepse do t’i ndihmojë Pejës veçanërisht në sport. “Përmes këtij programi ne do ta finalizojmë projektin e futjes së sportit nëpër shkolla. Ne kemi ndërtuar shtegun e atletikës që në raport me programin do të mundësojë zhvillimin e garave në atletikë”, ka thënë Muhaxheri.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me…