Hoti dhe Quni në Dobroshec të Drenasit, shohin dëmet nga vërshimet

11 janar 2021 | 15:51

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Anton Quni dhe zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, kanë vizituar të hënën fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, pas vërshimeve të shtëpive, rrugëve dhe urave, me qëllim të përkrahjes së kësaj komune dhe qytetarëve të saj.

Hoti, Quni dhe Cikaqi janë njoftuar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për gjendjen aktuale në komunën e tij, pas vërshimeve të ditëve të fundit.

Ata më pas kanë vizituar fshatin Dobroshec, ku pati dëme të konsiderueshme nga vërshimi i ujërave pas reshjeve të pandërprera.

Pas situatës së krijuar në terren, FSK-ja e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë dhe është duke realizuar operacione në disa zona në Kosovë, duke iu dal në ndihmë qytetarëve të vendit. Këto operacione do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdar Sutaj nga Deçani ka vendosur që t’i hyjë garës…