Hoti dhe Selmanaj takojnë Escobarin: Folëm për sfidat që po kalon Kosova në dialogun me Serbinë

28 nëntor 2023 | 13:28

Deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, kanë takuar përfaqësuesin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti ka bërë me dije se takimin e ka karakterizuar biseda e hapur, me theks tek sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.

“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me ShBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kanë me ShBA-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i ShBA-së në NATO ka theksuar se po ndërmerr…