Hoti dhe tre ministra takohen me Sindikatën e Infermierëve

02 dhjetor 2020 | 09:03

Kryeministri Avdulla Hoti mëngjesin e së mërkurës e ka nisur me takim me Sindikatën e Infermierëve.

Arsyet e takimit janë kërkesat e kësaj Sindikate për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermierë, pagesës të orëve shtesë dhe punës gjatë fundjavës si dhe për pagesë të rrezikshmërisë në punë.

Në takim kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Mediat fillimisht janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa është paralajmëruar një konferencë pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot presidentin e…